Ekspozita Building, nje projekt unik ne zemer te Tiranes me 24 kate nga te cilat 25.509 m2 banim, 980 m2 njesi dhe 712 poste parkimi.
Dizajni i godinës i ka kushtuar vëmendje të madhe klimës së Tiranës. Nivelet e larta të izolimit të saj, hijet diellore për të minimizuar fitimin e nxehtësisë dhe tarracat e mëdha që veprojnë si rregullues diellor, sigurojnë që ndërtesa do të ketë nevojë për 30% më pak energji se zhvillimet e tjera të krahasueshme.
Forma arkitekturore e ndërtesës është frymëzuar nga forma e malit të Dajtit. Ky projekt thekson hapësirat e gjelbra dhe zonat e përbashkëta që favorizojnë ndërveprimin mes banorëve. Godina multifunksionale Ekspozita Building, do të ketë një lartësi totale prej 93 metrash, me 24 nivele mbi tokë dhe 5 nëntokë.
Zonat e parkimit, tregtare dhe zyrave do të kenë akses në 16 ashensorë me shpejtësi të lartë. Zona e banimit e pallatit do të shërbehet nga 10 ashensorë.
Zonë e preferuar për banim pasi ofron të gjitha facilitet dhe një standart elitar jetese.
Për më tepër informacion, më kontaktoni!